Sport

Presidenti i Atleticos: Largimi i Ronaldos…

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 24 August 2018
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, e ka quajtur humbje të madhe për La Ligan largimin e Cristiano Ronaldos.

Portugezi për 115 milionë euro këtë verë iu bashkua Juventusit nga Real Madridi.

Cerezo duke folur për ‘Deportes Cuatro’ ka thënë se largimi i Ronaldos do të jetë një humbje e madhe për elitën e futbollit spanjoll.

“Ronaldo është një fitues, një lojtar i mrekullueshëm. Këtë vit liga jonë humbi një lojtar spektakolar”, ka deklaruar Cerezo.

-Advertisement-

“Ai gjithmonë ishte në pozicionin e duhur, shënonte shumë gola. Sidoqoftë, Reali është një ekip i madh me ose pa Cristianon. Qëllimi ynë është ti mposhtim ata”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera