Prebreza liron nga detyra drejtorin që u arrestua për dyshime me dallavere
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 10 September 2026
Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza e ka liruar nga detyra drejtorin e Pronës, Gëzim Zogiani . Këtë vendim e ka marrë deri në sqarimin e çështjes nga organet e drejtësisë.
“Të martën, në një aksion të organeve të drejtësisë, janë arrestuar pesë zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës, në mesin e tyre edhe Drejtori i Pronës, z. Gëzim Zogiani.
Meqenëse që nga dita e martë ndodhem në udhëtim zyrtar, dua t’ju njoftoj se menjëherë pas kthimit tim do ta liroj nga detyra Drejtorin e Pronës, deri në sqarimin e plotë të kësaj çështjeje nga organet e drejtësisë.
Qytetarëve të Fushë Kosovës ua kam dhënë fjalën për një qeverisje ndryshe dhe asnjë emër, pozitë apo interes nuk do të jetë më i rëndësishëm se kjo fjalë.
Nën qeverisjen time nuk do të ketë mbrojtje politike për askënd. Transparenca, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit nuk janë slogane elektorale, por standard mbi të cilin do të funksionojë Komuna e Fushë Kosovës.
Natyrisht, nuk do ta paragjykojmë përgjegjësinë e askujt. Atë e përcaktojnë vetëm organet e drejtësisë. Nga informacionet që posedoj deri më tani, hetimet lidhur me çështjen dhe pronën në fjalë kanë filluar më herët dhe për të njëjtën çështje ka pasur të arrestuar edhe gjatë vitit 2025.
Por një gjë duhet të jetë e qartë:
Koha kur politika mbyllte sytë përballë dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka përfunduar.
Komuna e Fushë Kosovës do t’i hapë dyert për Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë dhe do të ofrojë bashkëpunim të plotë për çdo hetim. Kushdo që ka shkelur ligjin, kushdo që ka keqpërdorur pozitën apo besimin e qytetarëve, duhet të mbajë përgjegjësi — pa dallim emri, pozite apo përkatësie.
Ne kemi marrë besimin e qytetarëve për ta ndryshuar mënyrën se si qeveriset Fushë Kosova.
Dhe këtë besim nuk do ta negociojmë me askënd” shkruan Prebreza në reagim./Indeksonline/

T� tjera
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...































