Lajme

Prapaskenat nga seanca – çka i tha Kurti, Hamzës pasi PDK-ja lëshoi sallën

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 11 September 2026

Albin Kurti iu drejtua me kërkesë Bedri Hamzës për qëndrimin në seancë të deputetëve të PDK-së, në momentin kur Grupi Parlamentar i partisë së Hamzës po e braktiste seancën konstituive të premten.

Pamjet nga kuvendi, të publikuara nga portali Indeksonline, tregojnë Kurtin derisa zhvillon një komunikim të shkurtër me homologun e tij nga PDK.

“Rrini bre..”, citohet t’i thotë Kurti, Hamzës.

-Advertisement-

PDK vendosi të lëshojë mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës pas refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje për t’i dhënë mbështetje propozimit të tyre për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje nuk e përkrahu me votë propozimin e Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy