Lajme

PPE i hoqi PD të drejtën e votës në Kongres, reagon PD: Trillime pa bazë

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 30 May 2022

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmeve sePPE ka vendosur ta pezullojë për shkak të rikthimit të Sali Berishës në krye të kësaj force politike, duke i quajtur si trillime pa bazë.

PD thotë se në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë asnjë zyrtar nga PD në Kongres, deri sa të zgjidhet “çështja e përfaqësimit zyrtar” të partisë.

Reagimi i PD:

-Advertisement-

Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) jane trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendëshme në PD.

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së

2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS

3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera