Lajme

Pozhari për Haradinajn që u takua me Kurtin: Për mbrojtje nga Serbia i gatshëm deri në vetëmohim

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 21 October 2022

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku refuzoi ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për takim me opozitën.

Ai ka thënë se Abdixhiku nuk ndryshon asgjë prej klasës së vjetër politike kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia.

Ndërsa Pozhari ka lavdëruar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn për të cilin k athënë se kur bëhet fjalë për të mbrojtur Kosovën nga Serbia ai është i gatshëm deri në vetëmohim.

-Advertisement-

“Lumiri paska refuzuar takimin me Kurtin. Ramushi iu paska përgjigjur pozitivisht. Njëjtë si dikur, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e këtij vendi nga Serbia, Lumiri mbetet veç fytyrë e një Qeverie të dikurshme në ekzil, e Haradinajt të gatshëm deri në vetëmohim”, ka thënë Pozhari në reagimin e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera