Lifestyle

Porosit xhemper leshi online, por kuptoi gabimin që kishte bërë vetëm kur pakoja arriti në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 16 January 2020

Dan Sheehan porositi një bluzë të trashë leshi në internet nga një faqe norvegjeze, por shpejt e kuptoi gabimin, kur postieri e solli pakon tek dera e tij.

Nëse ndonjëherë keni qenë të zhgënjyer nga një porosi në internet arrin në derën tuaj, të jeni i sigurt se nuk keni përjetuar diçka si Dan Sheehan, shkruan Gazeta inFokus

Ky i fundit, pasi kishte shikuar filmin e ri të Chris Evans, Knives Out, ku ai paraqitet me një xhemper leshi (shiko foton lartë), vendosi që një të tillë t’ia shtoj koleksionit të tij të veshjeve.

-Advertisement-

Duke eksploruar në internet, ai hasi atë që dukej si veshja ideale e trikotazhit në një faqe të huaj me një çmim shumë të arsyeshëm dhe e shtoi atë në shportën e tij.

Vetëm kur paketa arriti në pragun e tij, ai e pa gabimin që kishte bërë, shkruan Gazeta inFokus

Dan, siç duket nuk kishe porositur triko leshin, por përkundrazi kishte blerë një sasi të madhe të perit të leshit, që kërkonte disa aftësi serioze për thurje nëse ai dëshironte ta kishte bluzën e famshme që aktori Evans kishte veshur në projektin e tij te fundit filmik./GazetainFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera