Lajme

Policia u gjeti drogë e armë, arrestohen dy persona në Çagllavicë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 19 March 2022

Dy persona janë arrestuar të premten në Çagllavicë të Prishtinës, pasi që në pronën e tyre policia ka gjetur e ka sekuestruar drogë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar 486 gram substancë që dyshohet të jetë e llojit mrihuanë.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri peshore digjitale, një pushkë ajrore , 56 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër vula për etiketimin e ekstazisë, 324.20 euro dhe katër telefona.

-Advertisement-

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera