Lajme

Policia shton patrullimet, veriu i qetë pas ‘stuhisë’ së barrikadave

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 18 January 2023

Për javë të tëra, lëvizjet me vetura në veri të vendit nuk kontrolloheshin nga askush.

Edhe gjatë këtyre ditëve, këtu vërehet qarkullimi i veturave pa stikersa e pa targa.

Mirëpo në rrugët që të dërgojnë në drejtim të Leposaviqit, këtë të mërkurë u panë prezencë e shtuar e Policisë.

-Advertisement-

Kontrolleve të tyre iu nënshtruan pothuajse secili që kaloj këndej pari.

Në këtë mënyrë po synohet edhe ushtrimi i rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Të tilla kishte edhe afër vendbanimeve, ndërsa të gjitha këto ishin të drejtuara për nga rruga kryesore.

Për të gjitha këto zhvillime në dijeni janë edhe organet e rendit, lëvizja e të cilëve edhe me vetura ishte më e shpeshtë gjatë ditës.

Lëvizje kishte edhe në objektin e komunës së Leposaviqit, ani pse shërbime nuk ofroheshin.

Një situatë e ngjashme nuk është edhe në atë të Mitrovicës Veriore, ku puna po vazhdon përkundër sfidave.

Por, cilat do të jenë aktivitetet e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve?

Puna po vazhdon normalisht edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut. Ani pse me disa ngarkesa të shtuara, seancat po vazhdojnë të mbahen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera