Policia shqipton 31 mijë e 838 gjoba për tre muaj
Autori: Gazeta inFokus
17:18 | 13 April 2018
Policia në Rajonin e Prishtinës ka njoftuar se gjatë periudhës kohore prej tre muajve ka shqiptuar 31838 gjoba.
Në njoftimin e policisë thuhet se 30 mijë e 776 gjoba deri në 500 euro janë shqiptuar për persona fizik, 21 gjoba deri në 1000 euro për persona juridik dhe 1041 gjoba për gjykatë.
Policia ka njoftuar se në 534 raste shoferëve i është ndaluar drejtimi i mjetit motorik.
Në krahasimin e numrit të aksidenteve me vitin e kaluar në periudhën e njejtë kohore, sipas policisë këtë vitë ka pasur ulje të numrit të aksidenteve.
Vitin e kaluar në periudhën tre mujore janar- mars kanë ndodhur 1256 ku kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa këtë vitë numri i aksidenteve është 1149, ku kanë humbur jetën gjashtë persona.
Polica poashtu ka njoftuar se Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, si dhe bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës: ,,Viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor”, ka hartuar fletëpalosjen “Lëvizni të sigurt në trafik” . “Kjo fletëpalosje u është dedikuar fëmijëve të grupit parashkollor dhe ciklit të ulët shkollor ku përmes kësaj broshure do të marrin njohuritë themelore për lëvizje të sigurt në trafik. Numri i fletëpalosjeve të shtypura është 50 000 copa dhe atë në gjuhën shqipe, gjuhën serbe dhe gjuhën angleze” njofton policia.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që t’ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale./Kallxo.com

T� tjera
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...































