Lajme

Policia publikon videon e operacionit ku u sekuestruan 2.3 tonë kokainë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 20 February 2021

Policia britanike ka publikuar videon e aksionit të fundit antidrogë të saj në portin e Portsmouth, ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kokainë, me vlerë 200 milionë euro.

Droga e pastër u gjet nga Agjencia Kombëtare e Krimit e fshehur në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Kolumbia.

Pas peshimit rezultoi se bëhej fjalë për 2.3 tonë kokainë, që konsiderohet si një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në Mbretërinë e Bashkuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera