Lajme

Policia në Ferizaj për një javë shqiptoi afër 2 mijë gjoba

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 16 August 2022

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga 08-14/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 537 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,28 gjoba
– Drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 10 gjoba
– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 29 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 41 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 28 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 199 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 86 gjoba
– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba
– Motoçikleta të konfikuara , 2
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1025 gjoba
Heqje e patentë shoferit , 34 shoferëve
Gjithsej , 1987 gjoba
Ndërsa, janë raportuar 64 aksidente:
– Aksidente fatale , 0
– Aksidente me lëndime, 26
– Aksidente me dëme materiale, 38

-Advertisement-

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera