Policia konfiskon dy armë në Mitrovicë e Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 08 August 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë konfiskuar dy armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.
Njëra prej tyre është konfiskuar në Mitrovicë si dhe tjetra në Vushtrri.
“Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishek. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre (3) fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë përdorur armët.
“Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...