Lajme

Gucati flet për vizitën e Thaçit: U mërzita shumë, e kam përjetuar edhe unë të njejtën dhe e di se është dhimbje e madhe

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 21 March 2025

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë ish-presidenti Hashim Thaçi, duke qëndruar në fshatin e tij në Burojë për të nderuar babain e tij tek varri dhe për të qëndruar edhe me familjen e ngushtë.

Gucati ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë, meqë në të njëjtën situatë ka qenë edhe vetë me rastin e vdekjes së babait.

“Këtë ngjarje e kam përjetuar vet. E kam përjetuar rëndë, ma ka përkujtuar dhimbjen time. Unë kam qenë shumë i mërzitur, meqë z. Thaçi s’mund t’ia gjuaj një grusht dhe”, ka thënë Gucati në T7.

-Advertisement-

“Ky është shteti jonë që s’interesohet për neve dhe për ata që janë atje në burg”

“Është dhimbje shumë e madhe. E kam përjetuar unë, Kadriu para meje. Është dhimbje shumë e madhe, shokët ta heqin mërzinë, por kur në orën 9 mbyllet dera e dhomës, je vetëm me Zotin dhe është shumë e vështirë, por këto janë sprova”, ka shtuar tutje ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera