Lajme

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Procesi në fazën e ankesave, presim vendimet e institucioneve përkatëse

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 21 March 2025

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve më 15 mars 2025.

Elezi ka deklaruar se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi për Express.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera