Fokus

“Nanë veç vdekja na ndanë, lema bukën gati se unë kthehna”- Nana Ajshe nuk mund të mbajë lotët, teksa tregon si iu vrà djali në ditën që do të martohej

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 21 March 2025

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Zgjohu” nën moderimin e Era Berisha, Ajshe Gashi ka rrëfyer tragjedinë e saj të paharrueshme dhe momentin e dhimbshëm kur humbi djalin e saj, Mentor Gashin, dëshmorin e fundit të Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Me lot në sy, ajo tregon historinë prekëse për ditën që ai do të martohej, por që fatkeqësisht në atë ditë ai ra heroikisht në përballje me ushtarët serbë.

Duke folur për dhimbjen e thellë që ka ndjerë, Nana Ajshe tregoi edhe fjalët e fundit që i tha Mentori asaj.

-Advertisement-

“Nanë veç vdekja na ndanë, lema bukën gati se unë kthehna,”, ishin fjalët e fundit që djali i saj i tha nënës Ajshe.

Po ashtu nëna Ajshe ka ndarë edhe momentin e dhimbshëm kur pa për herë të parë kufomën e djalit të saj, të masakruar nga forcat serbe.

Për të parë më shumë nga historia prekëse e nënës Ajshe ndiqeni storien në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera