Lajme

KFOR-i polak kryen patrullime në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 21 March 2025

Ushtarët polakë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kryen patrullime të montuara dhe të çmontuara në veri të Kosovës, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt.

Lajmin e ka bërë të ditur vet KFOR-i, në një deklaratë publike.

KFOR-i njofton se ushtarët, në mënyrë rutinore, kryejnë patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës, në përpjekje për të ruajtur paqen në rajon.

-Advertisement-

“Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera