Lajme

Policia kap në Mitrovicë një serb që kaloi ilegalisht kufirin

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 14 December 2022

Policia ka ndaluar në Mitrovicën e Jugut një serb i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë.

Sipas policisë i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i ai kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera