Lajme

Policia jep detaje për sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 26 April 2022

Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar sërish një njësi patrulluese kufitare në veri, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi për Policinë e Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se sulmi ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka deklaruar Kelani për Infokus.

Tutje ai tha se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Ndryshe ky nuk është sulmi i vetëm që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në veri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera