Lajme

Policia jep detaje për situatën me vërshime në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 20 January 2023

Pas reshjeve të dendura të shiut të enjten janë vërshuar disa vende të Kosovës. Komunat më të prekura nga këto vërshime janë Skenderaj, Mitrovica dhe Istogu, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me situatën në këtë komuna Policia e Kosovës ka dalë më një komunikatë për media ku thuhet se në Skenderaj dhe Mitrovicë të jugut, niveli i ujit ka rënë.

Ndërkaq, sipas PK-së në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende ujë e në disa vende ka sasi uji i cili nuk është tërhequr krejtësisht.

-Advertisement-

“Në rajonin e DRP Mitrovicë Veri niveli i ujit ka rënë, ka pasur intervenime nga kompani në pastrimin për heqjen e dheut e gurëve nga rrugët dhe rrugët janë të qarkullueshme, nuk ka pasur dëme në njerëz”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, policia bën të ditur se edhe në Istog niveli i ujit ka rënë të premten.

“Po ashtu në disa fshatra të Podujevës ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë edhe pse ende jo tërësisht”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Ndërkaq, policia ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave dhe se në çdo rast të kërkesave për ndihmë, qytetarët të thërrasin në numrat përkatës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera