Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku vdiq një person

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 12 April 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të hënës ku si pasojë pasagjeri që ishte në veturë ka humbur jetën, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit ku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë, e si pasojë e kësaj vozitësi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

“Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit  trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera