Lajme

Policia e stacionit në Kaçanik ka njoftuar se është arrestuar një person për vjedhje të rendë

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 23 January 2023

Në rrugën ” Ismajl Raka” në Kaçanik ishin kryer dy vjedhje në dy kafiyeritë e qytetit, ku nga persona të panjohur ishin vjedhur një shumë e parave dhe disa pije(shishe) të alkoolit.

Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Kaçanik nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot, datë 23.01.2023 rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 17 vjeçar.

-Advertisement-

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranuar se i vetëm i ka kryer këto vjedhje.

Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejmë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera