Fokus

Policia e Kosovës me aksion në veri, bastisen Degët e Bankës Popullore të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 12 September 2024

Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore po kryen bastisje në Degët e Bankës Popullore të Serbisë që ndodhen në Kosovë. bankë paralele serbe në Leposaviq – në Drejtorinë e Thesarit.

Këtë e ka konfirmuar për Infokus zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut të Kosovës, Veton Elshani i cili ka thënë se ky aksion ndërlidhet me një bastisje që kishte ndodhur para pak javësh.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët”.

-Advertisement-

Lajmi në përditësim..

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera