Lajme

Policia e konfirmoi rrahjen, Spitali i Pejës thotë se ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale mes doktorit e punëtorit

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 24 January 2023

Policia e Pejës ka konfirmuar se një doktor e ka sulmuar të hënën një punëtor të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Por Spitali e ka mohuar rrahjen mes doktorit e punëtorit, sipas spitalit ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale.

Spitali i Pejës thotë se ky rast po trajtohet brenda organeve të institucionit.

Reagimi i plotë i spitalit:

-Advertisement-

Reagim lidhur me shkrimin e mediave për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë demanton lajmin e paraqitur në mediat me qëllime të paqarta ku flitet kinse për rrahje mes Personelit tonë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori.

Kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të Institucionit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera