Policët e Kosovës mbesin pa çorape e kapele, dështon tenderi milionësh
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/policia-e-kosoves-600x360-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 06 October 2022
Policisë së Kosovës i ka dështuar tenderi për blerjen e veshmbathjeve. Përmes këtij tenderi ishin paraparë të blihen veshje dimërore, si pizhame, çorapë, kapele dhe shalla. Por, tashmë ky proces është kthyer në pikën zero.
Ditët e ftohta të vjeshtës, por me gjasë edhe të dimrit, policët e Kosovës do t’i kalojnë më shumë vështirësi.
Rrobat e parapara që t’i veshin për këto ditë nuk do të arrijnë tek ata.
Tenderi që ishte shpallur për blerjen e veshjeve dimërore, si pizhame, çorapë, kapele dhe shalla, është kthyer në pikën zero.
Sipas njoftimit të bërë nga Policia, për këtë tender nuk ka pasur kompani të përgjegjshme dhe janë detyruar ta anulojnë krejt procesin.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit. Policia e Kosovës e anulon këtë tender në mungesë të ofertave të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin e shpallur në e-prokurim, përcjell Demokracia.com.
Policia kishte paraparë që përmes këtij tenderi të blejë rroba të ngrohta për disa arsye të ndryshme.
“Bazuar në furnizimet dhe nevojat operative, NJSI ka nevojë për veshje të brendshme termale që do i mundësonin operatorit te NJSI qëndrim me te gjatë ne terren gjatë stinëve te ftohta, ruan shëndetin e operatorit, por edhe plotëson kushte baze për suksesin e misionit operacioneve te NJSI. Për te arritur qëllimin e furnizimit te nevojshme me veshje termale për NJSI, kërkohen qe një set për operator te përmbaj këto artikuj. 1.Kapela dimërore 2.Shalli cilindrik multifunksional 3.Pizhamet streq elastike 4.Çorapet dimërore. Andaj ne si njësi kërkuese kërkojmë që ky projekt te shkoje me procedure te përshpejtuar pasi qe kemi nevoje emergjente për këto veshmbathje”.
Po ashtu është treguar se çorapët dimërore duhet të jenë të punuara për misione të gjata në kushte mesatare dhe të rënda klimatike.
“Gjatësia e çorapëve duhet të jetë sa gjatësia e çizmeve 8inch apo me larte. Çorapet duhet të jenë të përbëra një strukturë shtresore – Shtresa të ndryshme që transferojnë lagështinë dhe i mbajnë këmbët të ngrohta dhe garanton frymëmarrje të shkëlqyer dhe kontroll të lagështisë”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...
-
Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...
-
KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të cila...
-
Nimanbegu pas takimit me Osmanin: Populli e institucionet e Kosovës mbeten rruga e ngritjes intelektuale, kulturore e turistike
Kryetari i Ulqinit, Genc Nimanbegun gjatë ditës së sotme ka pritur në takim p...
-
Ku mbeti premtimi për Policinë e Kosovës? S’ka sigurime për mbrojtësit e sigurisë së vendit
Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëta...
-
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok mes komuniteteve
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca,...
-
Përfundon testimi i maturantëve, MASHT del me njoftim për datën e publikimit të rezultateve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka...
-
Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshica ka komentuar masat e BE-së...
-
Me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalbari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit at Anto...