Lifestyle

Po xhirohet “Corona”, filmi i parë që flet për pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 13 April 2020

Teori të ndryshme kanë nënvizuar si filma ose seriale në të shkuarën kanë pasqyruar histori të ngjashme ose pothuajse identike të pandemisë të koronavirusit.

Por tani një film do të flasë zyrtarisht për pandeminë që shkakton COVID-19, që deri më tani ka infektuar më shumë se 530 mijë persona duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 mijë të vdekur.

Regjisori kanadez me origjinë iraniane Mostafa Keshvari, autor i disa filmave me metrazh të gjatë dhe shkurtër të vlerësuar edhe në Festivalin e Kanës, ka deklaruar se xhirimet e një filmi ku sfondi është pikërisht pandemia e sotme, kanë filluar në 14 shkurt, disa ditë para se  pjesa më e madhe e botës të futej në karantinë. Filmi do të quhet, natyrisht, “Corona”.

-Advertisement-

Regjisori kanadez me origjinë iraniane Mostafa Keshvari

Sipas regjisorit gjithsesi, “filmi flet më shumë për ksenofobinë sesa për përhapjen e virusit. Filmi do të ndihmojë publikun për të parë njëri tjetrin në mënyrë të ndryshme, dhe shpresoj të na bashkojë të gjithëve”.

Filmi pritet që të shpërndahet në streaming në fundin e muajt të prillit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera