Po sikur Covid-19 të mos jetë kërcënimi ynë më i madh?
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 28 April 2020
Kur kriza e koronavirusit të fillojë të zvogëlohet dhe ne ti kthehemi normalitetit – pavarësisht sa do të distancohet shoqëria – mund të presim një lloj iniciative ndërkombëtare për të parandaluar, ose të paktën kufizuar, përhapjen e ardhshme të viruseve vdekjeprurëse.
Si specie, ne jemi mjaft të aftë për të mësuar nga përvoja e fundit.
Por siç argumenton filozofi moral Toby Ord në librin e tij të ri, “Precipice”, ne jemi shumë më pak të aftë në parashikimin e katastrofave të mundshme. “Edhe kur ekspertët vlerësojnë një probabilitet për një ngjarje të paparë,” shkruan ai, “ne kemi vështirësi të mëdha ta besojmë derisa ta shohim atë.”
Ky ishte pikërisht problemi me koronavirusin. Shumë shkencëtarë parashikuan që një epidemi globale ishte pothuajse e sigurt se do të shpërthente në një pikë të caktuar në të ardhmen e afërt. Përveç paralajmërimeve të epidemiologëve, themeluesi i Microsoft, Bill Gates në 2015, në një nga daljet e tij publike, shpjegoi me detaje kërcënimin e një virusi vrasës. Ka kohë tashmë, që një pandemi ka qenë një nga dy kërcënimet katastrofike më të spikatura në regjistrin e rrezikut të qeverive (tjetra është një sulm masiv në internet).
Sidoqoftë, qeveritë, siç e kujton ish-ministri konservator Oliver Letw në librin e tij të fundit Apokalipsi, zakonisht janë të shqetësuara me çështje më të ngutshme se shkatërrimi i njerëzimit. Problemet e përditshme, siç janë marrëveshjet tregtare, kërkojnë vëmendje urgjente.
Sipas Ordit, periudha ku ne po jetojmë është një moment kritik në historinë e njerëzimit. Jo vetëm se ekziston mundësia të shkatërrohemi ng ngrohja globale, por në epokën bërthamore ne gjithashtu zotërojmë fuqinë për të shkatërruar veten.
Kështu, Ord beson se shekulli tjetër do të jetë një rrezik më i madh. Nëse marrim vendimet e duhura, ai parashikon një të ardhme me zhvillime të paimagjinueshme. Nëse marrim vendime të gabuara, ai pohon se ne mund të shkonim në rrugën e dinosaurëve, duke u zhdukur nga planeti përgjithmonë.
Me fjalë të tjera, Shekulli 21 është në të vërtetë një lojë gjigande e ruletës ruse. “Unë jam i shqetësuar,” thotë ai, “thjesht sepse bota jonë është aq e ndërlidhur, sa madhësia e katastrofave globale është rritur në mënyrë të paimagjinueshme.
Megjithëse Ord bën një dallim midis rreziqeve natyrore dhe antropogjenike (të bëra nga njeriu), ai argumenton se kjo linjë është mjaft e paqartë kur bëhet fjalë për patogjenët, sepse përhapja e tyre është rritur ndjeshëm nga aktiviteti njerëzor si bujqësia, transporti, lidhjet komplekse tregtare dhe qytetet e dendura.
Ord insiston që ai nuk është pesimist. Ka masa konstruktive që duhen marrë.
Njerëzimi, thotë ai, është në adoleshencën e tij dhe si një adoleshent që ka forcën fizike të një të rrituri, por i mungon largpamësia dhe durimi, ne jemi një rrezik për veten tonë, derisa të piqemi.
Ai rekomandon që, ndërkohë, të ngadalësojmë ritmin e zhvillimit teknologjik, në mënyrë që t’i lejojmë njerëzimit të kuptojë implikimet e tij.
Por as vendet individualiste nuk mund t’ia lejojnë vetes t’i kthejnë shpinën botës, të paktën jo për një kohë të gjatë. Pandemia mund të mos krijojë një bashkëpunim më të thellë ndërkombëtar dhe një vlerësim të mprehtë të faktit që ne jemi, ashtu si themi, “të gjithë së bashku në këtë”.
Në fund të fundit, ne do të duhet të arrijmë në atë lloj uniteti, nëse duam të shmangim vuajtje shumë më të mëdha në të ardhmen.

T� tjera
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan D...
-
Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim
Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në ...
-
Reshje të dendura në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit. ...
-
U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së
Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dysh...
-
Hekuran Avdylit i caktohet paraburgimi në Visconsin të SHBA, u ekstradua nën dyshimet se u vodhi të dhëna bankare amerikanëve
Hektor Avdyli, 21-vjeçar, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, u arrestua më 15...
-
Ish-shefi i kabinetit të Kurtit merr pozitë të re udhëheqëse
Luan Dalipi, ish-shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është emëruar...
-
Raportohet se është lënduar nga një shpërthim një ushtar i FSK-së në Gjakovë dhe është dërguar në QKUK
Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar si pasoj...
-
Përfundon projekti për zhvillimin e shkathtësive e punësimin e qëndrueshëm në Kosovë
Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shken...
-
Fatmir Limajn e përlotin fotografitë e Jakup Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, për arsye humanitare, ka shkaktuar shumë ...































