Lifestyle

“Po bëj seksin më të mirë të jetës time”/ E reja lidhet me 72-vjeçarin: Ai është i fuqishëm në shtrat

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 16 October 2020

Një 31-vjeçare është në një lidhje dashurie me një të moshuar 72-vjeçar dhe thotë se po bën seksin më të mirë të jetës. Julia Strauss dhe Bernd Hasnbank u lidhën në prill të 2019 dhe njëzëri thonë se gjërat mes tyre vetëm sa përmirësohen çdo ditë e më shumë.

Pavarësisht se Bernd është më i vjetër se prindërit e Julias, çifti thotë se ata janë shumë të lumtur dhe se mosha është thjesht një numër. E reja nga Frankfurti, që studion për stilim, vlerëson se i moshuari ka më shumë ndjeshmëri e përvojë se meshkujt e moshës së saj.

“Jeta ime seksuale me Bernd është më e mira që kam përjetuar ndonjëherë. Çdo ditë bëhet më e mirë. Që në fillim pash që Bernd është një njeri i fortë, i shëndetshëm dhe me një shpirt të gjallë. Por unë u befasova nga përvoja e tij në dhomëm e gjumit. Ai është i fuqishëm në shtrat. Kam dalë me burra që ishin deri në 26 vite më të mëdhenj se unë, por asnjë nuk ishte kaq i mirë sa Bernd. Në fillim ne ishim të pasigurt për të dalë bashkë në rrugë, por tani jemi moskokëçarës. Ne jemi të dashuruar dhe kjo është gjithçka ka rëndësi.”

-Advertisement-

Julia është më e re se dy fëmijët e Bernd.

“Unë ndihem si adoleshent me Julian sepse jam i dashuruar. Ajo ndonjëherë vepron më me pjekuri se unë. Fëmijët e mi janë 39, 37 dhe 24 vjeç, por e kanë pranuar sepse e shohin babanë e tyre të lumtur. E kuptoj që është e çuditshme që një grua bukuroshe të dashurohet me një burrë të vjetër. Por unë nuk jam një pervers apo plak i ndyrë. Ne u dashuruam dhe vlerësojmë e kuptojmë njëri-tjetrin.”

I moshuari ka patur dy lidhje të tjera me gra që ishin 10 dhe 15 vjet më të reja, por thotë se asnjëra prej tyre nuk e kuptonte kaq mirë sa Julia.

Prindërit e 31-vjeçares u habitën kur morën vesh për historinë e tyre. Por më pas e pranuan sepse e kuptuan se vajza e tyre ndihej e lumtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera