Plumb në gjoks, vëllait të vogël gjatë lojës, si ndodhi tragjedia në mal

Autori: Gazeta inFokus
09:26 | 16 November 2017
Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë, ku një fëmijë 12 vjeç mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Petoq në Fan të Mirditës. Ngjarja bëhet akoma edhe më tragjike nga fakti se autori i shkrehjes së armës është pikërisht vëllai i tij i madh.
Dy vëllezërit, njëri 15 vjeç dhe tjetri 12, kishin shkuar për të ruajtur bagëtitë në mal. Gjatë kohës që dy të miturit po luanin me armë, E.T. 15 vjeç, nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnetshme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D.T., 12 vjeç. Mësohet se ka qenë një plumb në gjoks që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme të riut 12 vjeçar.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore, ndërkohë arma e zjarrit automatik, si dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia ka bërë shoqërimin e babait të dy të miturve, si dhe vetë 15- vjeçarit lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan, Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal. Dyshohet se, duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij, shtetasin D.T.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore. Arma e zjarrit automatik, si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga Policia. /panorama

Të tjera
-
Shpallja e datës së zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
Pas caktimit të 12 tetorit si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale nga presi...
-
E v*rau gruan, Apeli e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajq...
-
Ironia e fatit: Pas shumë talljeve me Biden, Trump gati rrëzohet në shkallët e Air Force One
Pas talljeve në mënyrë të vazhdueshme me ish-presidentin Joe Biden për “penge...
-
KEK-u ua shtyn bizneseve deri nesër afatin për lidhjen e kontratave: Interesimi i jashtëzakonshëm
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar konsumtorët dhe bizneset se është...
-
Qeveria jep detaje për takimin Kurti – Hamza
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë ka thënë se vizita e kryemini...
-
Besa Kabashi-Ramaj e nominuar për çmimin prestigjioz ndërkombëtar nga Universiteti i Pittsburgh-ut
Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, është nominuar për Çmimi...
-
Dy policë përfundojnë dëshmitë për rastin “Banjska”
Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sul...
-
Avokati i Pecit: Ministri ia ka dorëzuar dosjen Prokurorisë 10 ditë para intervistimit
Taulant Hodaj, avokat i ministrit në detyrë Faton Peci, në emisionin “KOSOVA ...
-
Lista Serbe reagon për vizitën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut: Po e largon vëmendjen nga moskonstituimi i Kuvendit
Lista Serbe ka reaguar pas vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, n...
-
Përfundon takimi Kurti-Hamza, nuk deklarohen për media
Takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Bedri Hamzës së PDK-së...
-
Presidentja vendos: Më 12 tetor zgjedhjet lokale
Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 12 tetorin si datën e zgjedhjeve të rre...
-
Burri nga Gostivari vdes pas pickimit nga bletët
Një burrë në Gostivar, raportohet se ka vdekur pasi është pickuar nga bleta. ...