E v*rau gruan, Apeli e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin

Autori: Gazeta inFokus
15:51 | 09 June 2025
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajqinin, i cili më 16 prill 2024 vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.
Kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse, duke konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata e Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë është vlerësuar si i rregullt dhe pa shkelje të dispozitave ligjore. Lajqini është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë, sipas nenit 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 paragrafi 1 të po të njëjtit kod.
Në dënimin e shqiptuar, i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim që nga data e krimit. Gjithashtu, është konfiskuar arma me të cilën është kryer vepra penale – një pistoletë e tipit “Zoraki 917-T” me karikator dhe pesë fishekë – e cila do të shkatërrohet pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit.
Gjykata e Apelit thekson se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, pasi gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë faktet, provat personale e materiale, si dhe pranimin e fajësisë nga vetë i akuzuari. Po ashtu, nuk janë gjetur rrethana që do ta përjashtonin përgjegjësinë penale apo ndjekjen ndaj tij.
“Kolegji gjykues konsideron se me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm arrihet qëllimi i dënimit: parandalimi i përsëritjes së veprave penale, rehabilitimi i kryerësit, parandalimi i të tjerëve nga kryerja e veprave të ngjashme, kompensimi për viktimat apo komunitetin, dhe shprehja e gjykimit shoqëror ndaj veprës penale”, thuhet në vendim.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...