Lajme

Kadrijaj: Detyrë e VV-së të sigurojë 61 vota për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 09 June 2025

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar qeverinë në detyrë për mosrealizim të përgjegjësive kushtetuese dhe për, siç tha ajo, “uzurpim të Kuvendit.”

Sipas saj, paaftësia për të siguruar shumicën e thjeshtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit ka çuar vendin në një bllokadë të panevojshme institucionale, shkruan Gazeta Infokus.

“Është detyrë e qeverisë që të sigurojë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Askush nuk mund të detyrohet të votojë për një kandidaturë që nuk mbështetet nga një marrëveshje ose koalicion i dakorduar më parë,” deklaroi Kadrijaj, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi shumicën aktuale parlamentare.

-Advertisement-

Ajo shtoi se “partitë e tjera nuk janë të obliguara të votojnë për një emër të cilin nuk e kanë përkrahur në mënyrë politike apo programore.”

Deputetja e AAK-së e cilësoi këtë situatë si pasojë të mungesës së dialogut dhe gatishmërisë për ndërtimin e konsensusit, duke theksuar se zvarritja po dëmton rëndë funksionalitetin e shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera