Besa Kabashi-Ramaj e nominuar për çmimin prestigjioz ndërkombëtar nga Universiteti i Pittsburgh-ut

Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 09 June 2025
Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, është nominuar për Çmimin Ndërkombëtar “Sheth” për Alumni të Rinj nga Universiteti i Pittsburgh-ut – një nga vlerësimet më prestigjioze për ndikim global nga ky institucion i njohur akademik në SHBA.
Lajmin e ka ndarë vetë Kabashi-Ramaj, duke e cilësuar këtë nominim si një moment krenarie personale, por edhe një dëshmi se edhe një vend i vogël mund të ketë vizion të madh dhe ndikim përtej kufijve.
“Me përulësi e përgjegjësi e pranoj këtë nominim, si dëshmi se puna me përkushtim dhe integritet gjithmonë lë gjurmë”, ka shkruar kandidatja për deputete e PDK-së.
Ky vlerësim nderon individët që kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në komunitetet e tyre dhe përtej tyre, duke qenë ambasadorë të vlerave globale të arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Çmimi Sheth International Young Alumni Achievement Award, me origjinë nga The Sheth Foundation, është një nga çmimet më të larta që u akordohen çdo vit studentëve të rinj ndërkombëtarë (brenda 15 viteve pas diplomimit) nga Universiteti i Pittsburgh-ut, për kontribut global të rëndësishëm në komunitetet e tyre dhe më gjerë./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë
Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë...
-
Tërmet i fuqishëm godet Iranin
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e ka goditur provincën S...
-
Haradinaj njofton se Agron Kuçi do të jetë kandidat i AAK’së për kryetar të Junikut
Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së Aleancës për Ardhmër...
-
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo ko...
-
KEK thotë se s’do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike: S’merremi me deklarata, nesër s’do të importohet energjia 100%
Kryeshefi Egzekutiv i KEK Gramos Hashani, gjatë një konference për media ësht...
-
Kryeshefi i KEK-ut: Sot kemi prodhuar 110 MW për orë në ‘A3’– konsumi më i lartë ishte 500 MW/h
Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka folur në lidhje me gjendjen ...
-
Arrestohet një person për ‘‘tregti të ndaluar’’, sekuestrohen qindra pako cig*are me banderola të Serbisë
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Prizren ësh...
-
Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto kri*me nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar
Zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare...
-
Tahiri: Kolapsin energjetik e solli VV, energjinë e trajtuan si pronë partiake
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për situatën me energjinë elekt...
-
Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’
Komandanti i KFOR, Enrico Barduani, ka drejtuar sot një ceremoni të Dorëzimit...
-
Paris Guri-Pecit: Sipas logjikës tënde i bie që s’je hajn vetëm ti por edhe familja jote, por jo s’mendoj ashtu
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deputetit Faton Peci, pas një ...
-
Kolapsi energjetik, KEK-u thërret konferencë për media
Korporata Energjetike e Kosovës (KEKO) do të mbajë sot konferencë për media, ...