Plani franko-gjerman, Rama: Më i miri që është propozuar deri tani
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 27 February 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur sot interesit të gazetarëve për qëndrimin e Shqipërisë mbi zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë dhe planit franko-gjeman për arritjen e një marrëveshje reciproke.
Rama u shpreh se ai mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se plani frankogjerman është më i miri i propozuar deri tani.
Ndër të tjera Rama tha se janë vetë palët ato që do të mbajnë përgjegjësi për kushtet që vendosin në dialog duke shtuar se Shqipëria është në krah të Kosovës.
“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA. Nuk i takon Shqipërisë t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër”, tha Rama.
“Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës. Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës”, shtoi Rama.
Interesi i gazetarëve vjen në prag të takimit në Bruksel midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Të tjera
-
Vulin nga Moska i reagon Hovenierit: S’ju njohim si ambasador
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, nga Rusia i ka reaguar amba...
-
Aksidentohen me motoçikletë dy vajza në Gjilan, përfundojnë në QKUK
Dy vajza kanë marrë lëndime si pasojë e një vetaksidenti me një motoçikletë n...
-
Abdixhiku “diss” Kurtit: Derisa të tjerët angazhoheshin për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja u dha mbështetje miqve evropianë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dy miq...
-
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, diçka më pak se kjo nuk e përmbushë vizionin tonë për një Evropë në paqe
Ambasadori amerika në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish nga Kosova ...
-
58 aksidente trafiku brenda 24 orëve
23 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 35 me dëme materiale janë raportuar b...
-
Kurti: Duam të krijojmë Republikë të qytetarëve, pa barriera
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi i serbëve në Kosov...
-
“Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”
Kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushta...
-
Robertson: Lufta në Ukrainë kërcënim edhe për Ballkanin Perëndimor, rajoni të jetë në fokus të Samitit të NATO-s
Në Samitn për Ballkanin Perëndimor të Economist Impact ka folur edhe ish-Sekr...
-
Kompania “Trepça” kërkon kthimin e pronave
Ndërmarrja publike “Trepça” kërkon nga të gjitha subjektet që janë duke i shf...
-
Aksident i rëndë në Leposaviq, lëndohen dy persona
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një aksident trafiku n...
-
Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’u distancua nga Millosheviqi e Putini
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Samitin e Ballkanit Perëndimor të organi...
-
Dardan Krivaqa del para gjykatës
Ka nisur seanca e rigjykimit të, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të ak...