Lajme

Gjashtë raste të dhu*nës në familje, tre persona dërgohen në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 11 June 2024

Në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ndërsa nga një rast në Podujevë, Graçanicë, Ferizaj dhe Deçan.

Lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Podujevë 05.06.2024, 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat, një mashkull dhe një femër (të dy kosovarë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 10.06.2024-12:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur përmes mesazheve nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ku me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 10.06.2024-20:45. Viktima femër kosovare ka njoftuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Graçanicë 10.06.2024-12:00. Eshtë raportuar për dhunë në familje në mes të një mashkulli kosovar dhe një femre kosovare. Në konsultim me prokurorin të dy palët janë intervistuar lidhur me rastin, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

. Ferizaj 09.06.2024, 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

. Deçan 09.06.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera