Auto&Tech

“Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 June 2024

Kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo veturë ishte paralajmëruar para tre javësh nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai pati treguar se ekipi i “Timakut”, i cili përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja eksporton makina në 20 shtete të botës.

-Advertisement-

E në prezantimin e prototipit në një video në rrjete sociale tregohet se emri i veturës së parë të tillë është “Shota”.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, thuhet në përshkrim të videos./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera