Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 06:54 | 31 May 2022

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vushtrri.

Sipas Policisë Rajonale të Mitrovicës, ai është dërguar në Emergjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia është njoftuar se një person është sjellë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri i plagosur me armë zjarri” ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

-Advertisement-

“Njësitë kompetente menjëherë kanë shkuar në Emergjencë, ku sipas informatave, personi ishte i plagosur në këmbë, ndërsa, sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë”.

“Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera