Sport

Pique ‘godet’ Messin: Ky futbollist e meriton ‘Topin e Artë’ (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 23 May 2017

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë një intervistë për mediet italiane të hënën (sot).

Në ‘Pomeriggio Cinque’ në Mediaset Italia, mbrojtësi ka folur për jetën e tij private, karrierën e futbollit dhe Giggi Buffonin.

Ai ka thënë se portieri i Juventusit, e meriton Topin e Artë, pas asaj që ka arritur këtë sezon me Juventusin, lajmi.

-Advertisement-

“Do të ishte mirë nëse Buffoni do ta fitonte, ka fituar Skudeton, Kupën e Italisë dhe tani mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve” ka deklaruar Pique.

“Ai e meriton atë për karrierën që ka pasur, për sezonin e po ashtu do të ishte mirë ta shihje një portier duke fituar pas Yashin”.

Pique ka shtuar se Topin e Artë e meriton edhe Lionel Messi, të cilën e konsideron futbollistin më të mirë në histori të futbolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera