Lifestyle

Pikat e dobëta të shenjave të horoskopit

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 09 October 2019

Çdo njeri, sado i fortë e sado i suksesshëm të jetë, ka pikat e veta të dobëta.

Po ashtu edhe shenjat e horoskopit. Përveç gjërave të mira e meritave të shumta që kanë, secila prej tyre e ka një dobësi që do të donte të mos e kishte.

Ata të shenjës së dashit mund të jenë bujarë dhe energjikë, por janë të paduruar dhe mund të shpërthejnë me agresivitet për gjëra që mund të pendohen më vonë.

-Advertisement-

Shigjetari mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme.

Bricjapi e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimiste. Shpesh shihen si robotë të ftohtë.

Gaforret janë të rrezikuar ndja varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat por t’i vazhdojnë siç janë.

Peshorja nukdi të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.

Binjakët e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet e ndonjëherë merren me thashetheme.

Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron m nacionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.

Peshqit janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm sa ofendohen me një fjalë. Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë.

Ujori është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze. Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti.

Demi është një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin.

Akrepi është misterioze e pasiononte, por hakmarrës dhe të prirur për të pasur varësi ndaj seksit.

Luani ka ego të zhvilluar dhe varësia nga vëmendja mund t’i kthehet në problem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera