Lajme

Pesë vende perëndimore kërkojnë përjashtimin e Rusisë nga Interpoli

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 07 March 2022

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Australia kanë kërkuar përjashtimin e Rusisë nga Interpoli.

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel, tha se këto vende kanë kërkuar pezullimin e menjëhershëm.

“Veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”.

-Advertisement-

Vendet i kërkuan komitetit ekzekutiv të Interpol-it që të marrë një vendim këtë javë.

Patel nuk e specifikoi arsyen e kërkesës, por aleatët perëndimorë janë duke izoluar Rusinë, në aspektin diplomatik dhe ekonomik, qëkur shteti rus ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, raporton France 24 përcjell Klankosova.tv.

Të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka parë “raporte shumë të besueshme” se Rusia ka kryer krime lufte gjatë inkursionit, veçanërisht në trajtimin e civilëve.

Javën e kaluar, anëtarët e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut kanë votuar me shumicë dërrmuese për të nisur hetimin e akuzave për abuzime, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.

Interpol-i, një rrjet prej 194 vendeve anëtare, synon të mbajë nën kontroll krimet ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera