Rozë

Përsëri nuk përmbahet Papa, i bën ‘like’ modeles super-seksi

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 23 December 2020

Papa Françesku ‘çoi’ sërish Vatikanin në këmbë. Muaj më parë, bëri bujë në të gjitha mediet ndërkombëtare lajmi se Papa Françesku ka pëlqyer fotografinë e një modeleje.

Pëlqimi i fotografisë së modeles, e cila ishte shfaqur tejet provokuese në imazhin në fjalë, është diskutuar gjerë e gjatë. Madje, Vatikani kishte kërkuar sqarim nga Instagrami, ngase nuk dihej se nga kishte ardhur “like”, meqenëse dikush tjetër e menaxhon llogarinë e Papës.

Por, e njëjta llogari ka “trazuar” sërish ujërat, kjo për faktin se tani është pëlqyer një fotografi e një modeleje tjetër. Margot Foxx është modelja që mori pëlqim nga llogaria e Papës, në foton tejet provokuese ku shihet e veshur me bodysuit.

-Advertisement-

Kjo pasoj fotografinë e Natalia Garibottos, e cila kishte bërë bujë në rrjet, pas pëlqimit shumë të komentuar të Papa Françeskut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera