Lajme

Përparim Rama dhuron gjak në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 18 April 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot për të shënuar 18 prillin, Ditën e Dëshmorëve e Martirëve të kryeqytetit ka dhuruar gjak.

Ai pas homazheve te shtatorja e “Zahir Pajazitit” në Prishtinë, ka dhuruar gjak e ku ka thënë se gjaku është jetë për çdo kënd.

“Gjaku është jetë për çdo kënd që është i shëndoshë dhe ka mundësi të dhurojë gjak është mirë me ardh këtu sot sheshin “Zahir Pajaziti” në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, me dhuru gjak me ndihmu për me dhënë jetë dhe me shpëtuar jetë. Po ashtu është mirë për shëndetin e njeriut sepse bëhet ripërtëritja e gjakut brenda organizmit. Pra i këto dy gjëra pozitive njëra shpëton jetë dhe shpëton veten”, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera