Përleshjet në Amsterdam, Izraeli do dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e tifozëve
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 08 November 2024
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve shpëtimtarë në Amsterdam, pas një “incidenti shumë të dhunshëm” ndaj qytetarëve izraelitë, tha zyra e tij të premten.
Policia holandeze tha se u raportua për disa përleshje në qendër të qytetit pas ndeshjes së futbollit mes Ajaxit dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv të enjten mbrëma.
Ministria e Sigurisë Kombëtare të Izraelit u bëri thirrje izraelitëve në qytetin holandez të qëndrojnë brenda dhomave të hoteleve të tyre pas incidenteve të dhunshme, tha zyra e Netanyahut në një komunikatë tjetër.
“Tifozët, të cilët shkuan për ta parë ndeshjen, u përballën me antisemitizëm dhe u sulmuan me mizori të paparafytyrueshme, thjesht sepse janë hebrenj dhe izraelitë”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir, në X.
Policia holandeze tha se 57 njerëz janë ndaluar pas ndeshjes, pasi protestuesit propalestinezë u përpoqën të arrinin afër stadiumit “Johan Cruyff”, edhe pse komuna nuk u kishte dhënë leje për protestë atje.
Policia tha se tifozët u larguan nga stadiumi pa asnjë incident, por gjatë natës ndodhën përleshje të ndryshme në qendër të qytetit.
Ushtria izraelite tha se është duke u përgatitur ta nisë menjëherë një skuadër shpëtimi në bashkërendim me Qeverinë e Holandës, pas ndeshjes së futbollit, në të cilën Ajaxi e mposhti klubin izraelit Maccabi Tel Aviv me rezultat 5:0.
“Misioni do të niset me avionë dhe do të përfshijnë ekipe mjekësore dhe të shpëtimit”, tha IDF-ja.
Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet vazhdojnë të jenë shumë të larta në Lindjen e Mesme prej se grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – Hamasi, e kreu një sulm më 7 tetor 2023 në Izrael, ku vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite.
Kjo e nxiti Izraelin të nisë një luftë në Gazë, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën mbi 43.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë.
Lufta në Gazë ka nxitur protesta në mbështetje të të dyja palëve nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave janë sulmuar si arabët, ashtu edhe izraelitët.
Politikani antimysliman, Geert Wilders, i cili është lider i partisë më të madhe në Qeverinë holandeze, i dënoi sulmet e raportuara në Amsterdam. “Ndihem i turpëruar se kjo mund të ndodhë në Holandë. E papranueshme”, shkroi ai në X./ REL
Të tjera
-
Shpërthimi në Hagë, shërbimet emergjente presin “mbi 20 viktima”
Disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi dhe zjarri në një ndërte...
-
Shpërthim i fuqishëm në Hagë
Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një ndërtesë në Hagë të Holandës, natën m...
-
Për 100 ditë u aprovuan mbi 25 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës, afati mbyllet më 26 dhjetor
Më 26 dhjetor do të përfundojë periudha e aplikimit për regjistrimin e votues...
-
Aksident i rëndë në Drejë të Istogut, veturën e shtypë shtylla elektrike
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Drejë të Istogut...
-
Këta janë kandidatët kryesor për Kancelar të ardhshëm të Gjermanisë
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjed...
-
Lladrovci: Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!
Me rastin e ngritjes së akuzës së re në Hagë, kundër Hashim Thaçit dhe të tje...
-
Devolli Corporation sërish me rekorde – punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK
Devolli Corporation ka arritur sërish një sukses të jashtëzakonshëm duke u sh...
-
Osmani sot merr pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame me ftesë të Macron
Presidentja Vjosa Osmani sot do t’iu bashkohet liderëve nga e gjithë bota për...
-
Ambasada amerikane: Departamenti i Shtetit po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se...
-
Bislimi takon Carpenter: Kosova konstruktive, sulmi në Varagë të Zubin Potokut tregon se Serbia s’është e gatshme për normalizim
Zv.ministri Besnik Bislimi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin e l...
-
Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegseth
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruar...
-
Policia e Kosovës jep detaje se si u arrestua ukrainasi që tentoi t’i korruptojë me 50 euro
Policia ka njoftuar se një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufiare ...