Fokus

Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 13 September 2024

Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvendosje.

Tash, Humolli është një deputet i pavarur i Kuvendit.

Megjithatë, përkundër shumë mospajtimeve, Humolli është duke i përkrahur veprimet e qeverisë Kurti në veriun e Kosovës.

-Advertisement-

Në një intervistë për Gazeta Infokus, ai ka theksuar se qeveria duhet të përkrahet edhe nga opozita.

“Tash situata në veri është stabile, është në kontroll të policisë dhe institucioneve shtetërore. Është bërë një vazhdim i punës së policisë që ka qenë e përgatit policia për vite të tëra që me i stabilizu. Edhe tash qeveria aktuale e ka stabilizuar politikisht… Është një shembull tash protesta e fundit që ishte e shovenëve serbë për mbylljen e kufirit, është një praktikë që është pa se shovenizmi serb është mposhtur këtu në veri. Janë detyru tash që protestat t’i bëjnë atje brenda Serbisë, kundër Kosovës… Klasa jonë politike nuk po guxon me i thanë ambasadorit amerikan ose kujtdo për me pas mundësi që kur ti të jesh i vendostë, atëherë të ndihmon edhe Amerika, qysh na ka ndihmu”, ka deklaruar Humolli. /Gazeta Infokus

Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera