Sport

Përfundon takimi ndërmjet Chelsea dhe Rennesit

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 04 November 2020

Chelsea e ka mposhtur Rennesin me rezultat 3-0, në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ në Londër, të drejtuarit e Franck Lampard arkëtuan tri pikë shumë të rëndësishme.

Golat për londinezët i realizuan Timo Werner në minutat (10’) dhe (41’) dhe Tammy Abraham në minutën e (50’).

-Advertisement-

Pas këtij triumfi Chelsea kryeson grupin E me 7-të pikë, ndërsa Rennesi mbetet i fundit me vetëm një pikë.

Ndeshje e radhës londinezët e luajnë në udhëtim pikërisht të Rennesi me 24 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera