Lajme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhuku-Haradinaj, kryetari i LDK-së tregon se çfarë u fol brenda

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 30 August 2022

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me dy liderët opozitarë, Lumir Abdixhukun e LDK’së dhe Ramush Haradinajn e AAK’së.

Pasi ka dalë nga takimi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku tha se nga Kurti i njoftoi ata për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, në takim i kërkuan Kryeministrit Kurti të jetë i guximshëm dhe se opozita e mbështesin në marrëveshjen me Serbinë për njohje reciproke.

-Advertisement-

Tha se kreu i Qeverisë duhet që të kërkojë marrëveshje përfundimtare që garanton njohje, marrëveshje që do ta mbështes edhe LDK-ja.

“U informuam për dialogun edhe pse kjo ftesë vjen dy jave pas dialogut. I kërkuam kryeministrit të jetë i guximshëm që të shkojë në dialog, të kërkojë marrëveshje përfundimtare që sjell edhe njohjen e Kosovës”.

“Ne e mbështesim një marrëveshje e cila sjell njohjen e Kosovës, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe sovranitetin territorial. Në fund i kërkuam që të raportoje në Kuvendin e Kosovës, para dhe pas dialogut. Presim që procesi i dialogut të marrë hapa të rinj zhvillimor”.

Ashtu siç kishte njoftuar, në këtë takim ka refuzuar të shkojë kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Memli Krasniqi i PDK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera