Sport

Përfundon spektakli në ‘Zahir Pajaziti’, kjo skuadër arkëton tri pikë shumë të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 13 December 2020

Ka përfunduar super ndeshja ndërmjet Llapit dhe Feronikelit, e zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, skuadra e Llapit ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme, pasi ka mposhtur Feronikelin me rezultat 3-2.

Golat për llapjanët i realizuan Bujar Idrizi (22’), Sava Gardasevic (34’) dhe Arbnor Ramadani (61), kurse për Niklin të dy golat i shënoi Marko Simonovski (43’ dhe 74’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje skuadra e Llapit ka kaluar në pozitën e 6-të me 20 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i 5-ti me 23 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera