Lajme

Përfundon procesi zgjedhor në Shqipëri – Vjen reagimi i parë nga Sali Berisha

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 14 May 2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se u garanton qytetarëve se asnjë votë e tyre s’do të ndikohet gjatë procesit të numërimit, derisa i falënderoi ata për pjesëmarrjen në proces.

Ai deklaroi pas mbylljes së vendvotimeve në një konferencë për media se qytetarët dhe komisionerët u përballën me presione nga oligarkët dhe nga mafiozët “e shpifur të bandave kriminale”.

“Dua t’u përcjell përshëndetjen më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre në një ditë të historisë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme, u ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën më mënyrën më të civilizuar, folën me guxim folën me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin, administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike”, deklaroi Berisha.

-Advertisement-

Sipas tij, vota e qytetarëve do të peshojë shumë në këtë proces, derisa tha se dalja në këto zgjedhje lokale ishte “ndër më të denjat në të katër anët e vendit”.

“Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim më të cilin përballuan presionet e egra të mafisë shtetërore, të bandave të kësaj mafie dhe oligarkëve të saj, me atë guxim, të numërojnë çdo votë. I garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, se kjo betejë është betejë e një rëndësie historike e këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të liria dhe të ndershme”, shtoi Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera