Lajme

Përfundon në spital gruaja në Skenderaj, u kafshua nga qeni

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 02 September 2022

Një grua ka raportuar në polici se pasditen e të enjtes është sulmuar nga një qen i cili ishte në pronësi të një burri në Skenderaj, shkruan Gazeta Infokus .

Qeni i të dyshuarit e ka kafshuar gruan e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar nga policia e më pas është liruar.

“Raportohet se qeni i të dyshuarit mashkull kosovar ka kafshuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” .ka raportuar Policia. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera