Lajme

Përfshihet nga zjarri fabrika e stiroporit në Ferizaj, kaq është vlera e dëmit

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 02 January 2023

Në orët e para të së dielës fabrika e stiroporit “Al For” në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Policia njofton se rrethanat janë të panjohura, ndërkaq zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

Vlera e dëmit është rreth 40 mijë euro.

-Advertisement-

“INCIDENT  ZJARRI | Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika  e stiroporit  ,, Al For’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes  dhe kanë shuar zjarrin. Vlera  edemit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera