Sport

Perez sulmon Spanjën pas prezantimit të Lopeteguit

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 15 June 2018

Vetëm 2 ditë pasi Real Madridit e zyrtarizoi si trajnerin e ri të skuadrës për 3 sezonet e ardhshme, dhe vetëm 1 ditë pasi Spanja e shkarkoi nga detyra si trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui u prezantua nga Los Blancos.

Në konferencën e prezantimit të trajnerit të ri fillimisht fjalën e mori presidenti i Realit Florentino Perez i cili akuzoi kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubiales për mënyrën sesi u soll me Lopeteguin.

“Arritëm një akord dhe vendosëm ta bëjmë publik si një akt transparent përpara Botërorit për të mos dëmtuar punën e ekipit përfaqësues gjatë kampionatit botëror”, tha Perez.

-Advertisement-

“Ia komunikova këtë presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, një marrëveshje që ka të bëjë me të dyja palët. Ishte një akt mëse normal por ata organizuan një konferencë për shtyp ditën pasardhëse”.

“Ishte një reagim absurd krenarie dhe një keqkuptim i madh. Disa persona përfitojnë nga çdo lloj motivi për të diskredituar Real Madridit. Bëhet fjalë për futbollistë profesionistë dhe ky vendim mendoj se nuk do të prekte aspak lojtarët të cilët do të bëjnë gjithçka për t’u shpallur kampionë bote”.

“Nuk ka asnjë argument që më ndryshon mendimin që Lopetegui të mos ishte nesër në stolin e Spanjës, në debutimin në Botëror. Nuk më pëlqen viktimizimi por e gjitha kjo u bë për të dëmtuar imazhin e Real Madridit. Pasi e dini se trajner si Del Bosque, Conte e shumë të tjerë kanë bërë lëvizje të tilla sa ishin pjesë e garave të mëdha”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera