Lajme

Përdorimi i mercenarëve nga Rusia është ‘monstruoz’, thotë Papa Françesku

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 14 June 2022

Papa Françesku, këtë mëngjes, e ka komentuar luftën në Ukrainë e cila ka tejkaluar ditën e 100-të dhe nuk tregon asnjë shenjë se po shkon drejt fundit.

Ai tha se përdorimi i mercenarëve në Ukrainë nga Rusia, siç ka pasë raportime së fundmi, është monstruoz, derisa shtoi se konflikti ishte “ndoshta në një farë mënyre i provokuar”.

Megjithatë, Papa Françesku refuzoi të bëjë dallimin mes “të mirës dhe të keqes” në luftë, citohet të ketë thënë ai nga e përditshmja italiane “La Stampa”, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

I pyetur nëse e mbështet presidentin rus Vladimir Putin, ai u përgjigj: “Jo, nuk e mbështes. Thjesht jam kundër reduktimit të kompleksitetit në dallimin midis së mirës dhe së keqes”.

Papa Françesku shpreson të takohet me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në muajin shtator në Kazakistan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera